Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i shtetasit Rexhep Muka, i njohur edhe me emrin Kreshnik Muka, u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 82”.
Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari banues në Shënavlash, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Cagliari, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Sipas autoriteteve, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 6 muaj burgim.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)