Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtune në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë një bashkëmoshatar, shtetasin S. I., rreth 47 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)