Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku në praninë e prokurorëve të SPAK po diskutohet rreth imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Nëse vendoset për heqjen e imunitetit, atëherë do ti hapej rrugë përmbushjes së kërkesës për arrestimin e saj.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar në Këshillin e Mandateve se ka fakte të reja penale për Ballukun. Sipas SPAK, duke qëndruar në detyrë, ekziston rreziku që zv.kryeministrja të prishë provat dhe gjithashtu të kryejë të tjera krime.
Bazuar në deklaratat e prokurorëve, dy dëshmitarë janë intimiduar më datë 20 nëntor 2025. Atyre u është kërkuar që të ndryshojnë dëshmitë. Për më tepër, në mbledhje SPAK ka paraqitur provat me bisedat e transkriptuara se dëshmitarët janë kërcënuar nga persona “të fortë”, në emër të Belinda Ballukut. Nuk është konfirmuar nëse termi “të fortë” i referohet personave me pushtet apo elementëve të krimit të organizuar.
Foto: LSA
Gjatë debateve ka ndërhyrë edhe Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i pyeti prokurorët e SPAK nëse kërkesa për arrestimin e zonjës Balluku është e bazuar në motive politike. Prokurorët e mohuan motivin politik, duke e vendosur theksin se çështja është e bazuar në prova. Edhe avokatët e zv.kryeministres e pranuan se “nuk kanë indicie për motivime politike”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)