Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, i ndërmarrë nga Policia e Shtetit për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtij operacioni dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, gjatë ditës së sotme pritet të finalizohen procedurat e ekstradimit nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë për shtetasin Durim Bami.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15 maj 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. 47-vjeçari banues në Nikël të Krujës, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)