Një 49 vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi aksidentalisht ra nga çatia e shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në banesë e viktimës me inicialet K.Gj. në fshatin Grudë e Re.
49 vjeçari është transportuar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)