Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën masa shumë të forta policie, Durim Bami, personi më i fundi i ekstraduar nga Dubai.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15 maj 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
47-vjeçari banues në Nikël të Krujës, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur, madje Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eliminimin e tij.
Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019–korrik 2020.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)