Një shembull i rrallë ka ndodhur në Sarandë, ku një qytetar gjeti një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale dhe vendosi ta dorëzojë menjëherë në polici.
Sipas Policisë së Sarandës, shtetasi me inicialet R. Sh. gjeti çantën dhe u drejtua tek Komisariati, ku brenda saj ndodheshin dokumentet e një shtetaseje ukrainase, L. K., dhe 17 000 dollarë.
Falë veprimit të shpejtë të policisë, shtetasja ukrainase u kontaktua dhe iu kthyen menjëherë paratë dhe dokumentet e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)