Një grua 39 vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sipas të dhënave nga policia, viktima N.A. ishte në drejtimin e një mjeti tip KIA kur u përplas me një makinë Benz, që drejtohej nga shtetasi P.M.
39 vjeçarja humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra, teksa drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjeri që udhëtonte me të mbetën të plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që mori jetën e një gruaje pikërisht në 8 mars, festën ndërkombëtare të gruas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)