Ndërhyrja në kohë e policisë së shtetit ka shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy fqinjësh në qytetin e Sarandës.
Efektivët blu morën njoftimin nga një shtetase se fqinji i kishte hyrë në banesë dhe kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj me një armë zjarri, tip pistoletë.
Menjëherë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e shtetasit Sh. K., 62 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake sherri mes fqinjëve ka ardhur në lidhje me mosmarrëveshjet që kishin prej kohësh në lidhje me shfrytëzimin e tarracës në pallatin ku banonin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)