Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, 5 anëtarë të grupit kriminal në Shkodër dënohen me 59 vite burg
Të pandehurit vepronin si një grup i strukturuar kriminal ku secili kishte rol të caktuar, që fillonte nga sigurimi i farave narkotike, kultivimi dhe prodhimi, deri tek shpërndarja dhe shitja e kanabisit.
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 5 anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, të cilët në vitin 2023 kishin kultivuar rreth 10 mijë rrënjë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult. Në total, gjykata ka shpallur dënime që arrijnë 59 vite e 6 muaj burg, duke përfshirë përfitimin nga gjykimi i shkurtuar për të gjithë të akuzuarit.
Arben Shpati është dënuar me 13 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 8 vite e 8 muaj. Pavlin Spati ka marrë një dënim prej 10 vite e 6 muaj burg, që është reduktuar në 7 vite. Ndërsa tre anëtarët e tjerë, Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli dhe Kristjan Plepaj, janë dënuar secili me 12 vite burg, të cilat do të shlyhen me 8 vite burg falë gjykimit të shkurtuar.
Sipas gjykatës, të pandehurit vepronin si një grup i strukturuar kriminal ku secili kishte rol të caktuar, që fillonte nga sigurimi i farave narkotike, kultivimi dhe prodhimi, deri tek shpërndarja dhe shitja e kanabisit. Operacioni që çoi në arrestimin e grupit u realizua në nëntor 2023, ndërsa autoritetet nënvizuan rëndësinë e këtij veprimi për parandalimin e përhapjes së kanabisit në Shkodër dhe rrethina.
Foto: GJKKO
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)