Prona në emër të drejtorit të burgut të Rrogozhinës ishte kthyer në “shtëpi bari”
Brenda banesës në Peqin janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi, Bilal Hasa pezullohet nga detyra dhe shpallet në kërkim.
17:13 9 ditë më parë19.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Zbulimi i një sere të sofistikuar kanabisi në një magazinë në fshatin Kurtaj ka çuar në zhvillime të reja në hetim, duke përfshirë edhe dorëzimin në polici të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.
Zbulimi i një sere të sofistikuar kanabisi në një magazinë në fshatin Kurtaj ka çuar në zhvillime të reja në hetim, duke përfshirë edhe dorëzimin në polici të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.
Sipas burimeve, Hasa është paraqitur vetë në polici pas shpalljes në kërkim, duke mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm të zbuluar në pronën e tij. Ai ka deklaruar se prej disa muajsh nuk kishte shkuar në objekt dhe se nuk kishte dijeni për kultivimin e bimëve narkotike.
Brenda banesës në Peqin janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë kanabisi, Bilal Hasa pezullohet nga detyra dhe shpallet në kërkim.
17:13 9 ditë më parë19.03.2026.
AutoriOperacioni policor i koduar “Kurtaj” zbuloi në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në kushte të kontrolluara, ku u gjetën rreth 4000 bimë. Në vendngjarje u sekuestruan gjithashtu llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari.
Burime policore bëjnë me dije se po hetohet edhe pista e një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila mund të jetë kryer nga vëllai i Hasës, banor i zonës.
Në kuadër të hetimeve është shpallur në kërkim edhe një punonjës i OSHEE-së në zonën e Peqinit, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 12 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)