Sherr për një vajzë, shqiptari vritet nga bashkëkombasi në Itali
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, me origjinë nga Lezhë, i cili jetonte prej kohësh në Itali.
11:02 7 ditë më parë21.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Krimi i pasionit i mori jetën Gjergj Pergegajt nga Lezha, i cili u qëllua me armë zjarri rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit në zonën e Olmos, pranë një klubi nate.
Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar u vra pas një konflikti që dyshohet se lidhet me motive xhelozie.
Krimi i pasionit i mori jetën Gjergj Pergegajt nga Lezha, i cili u qëllua me armë zjarri rreth mesnatës mes 20 dhe 21 marsit në zonën e Olmos, pranë një klubi nate. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai ishte ndalur pas përfundimit të turnit të punës për t’u takuar me ish-të dashurën e tij.
Në atë moment, në vendngjarje ka mbërritur partneri aktual i saj, një 35-vjeçar shqiptar. Pasi i ka parë së bashku, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar katër herë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili humbi jetën në vend.
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, me origjinë nga Lezhë, i cili jetonte prej kohësh në Itali.
11:02 7 ditë më parë21.03.2026.
AutoriPas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por rreth dy orë më vonë ka telefonuar vetë shërbimet e emergjencës, duke deklaruar se dëshironte të dorëzohej. Ai ka dhënë vendndodhjen e tij dhe është gjetur nga policia në zonën kodrinore pranë Rigutinos, ku priste në makinë me armën e përdorur, e cila rezultoi pa leje.
35-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit në Arezzo, në pritje të autopsisë.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)