Një i ri ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Baldushk-Vishnje.
Sipas të dhënave paraprake, viktima 28 vjeçari Beqir Zela ishte duke udhëtuar me motor, kur papritmas doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore.
Përplasja ka rezultuar fatale për të riun i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, motivet e të cilit janë ende të paqarta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)