Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer mesditën e së hënës pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit”, përgjatë aksit Lushnjë–Fier.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të bimësisë së thatë në zonë dhe ka shkaktuar panik te banorët, pasi mund të rrezikoheshin dhe banesat e tyre.
Menjëherë në zonë kanë shkuar zjarrfikësit e bashkisë së Lushnjes, të cilët ndërhynë për të vendosur flakët në kontroll.
Fatmirësisht, flakët u vunë në kontroll pas disa orësh, teksa një hetim ka nisur për shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, ku mendohet se një cigare e hedhur nga një automjet në lëvizje mund të ketë ndezur bimësinë e thatë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)