Shkrumbohet stalla e bagëtive në Kolonjë, dëme kolosale

Një stallë e mbushur me zahire për bagëtinë është përfshirë nga flakët në Gostivisht të Kolonjës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

23.03.2026. 19:27

Shkrumbohet stalla e bagëtive në Kolonjë, dëme kolosale

Një stallë bagëtish është shkrumbuar totalisht nga flakët mesditën e së hënës në fshatin Gostivisht të bashkisë Kolonjë.

Sipas të dhënave, si pasojë e flakëve janë djegur sasi të mëdha, misri, elbi dhe jonxhe që pronari i stallës i kishte mbledhur për bagëtinë e tij, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht nuk ka pasur kafshë të djegura nga zjarri, teksa zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, por nuk mundën të bënin gjë për stallën e cila ishte përfshirë nga flakët në të katër anët e saj.

Paraprakisht mendohet se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një pakujdesi e vetë pronarit të objektit, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)