I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë 50-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Mësohet se Bledar Mansaku është dënuar me 7 vite burg për trafik droge në shtetin fqinj.

24.03.2026. 10:17

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë", thotë policia e Shtetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)