Krim në familje në Roskovec, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman të Roskovecit, këtë të martë. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman në Fier këtë të martë, duke lënë pas dy viktima brenda së njëjtës familje.
Bashkëshorti i identifikuar si Shefit Rrapaj dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, Dashuri Rrapaj dhe më pas ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
"Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten", bën me dije policia.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman, ku tashmë banesa e çiftit të ndjerë është rrethuar nga forca të shumta të policisë, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)