Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin, burg përjetë për “killerin” portugez
Vrasja ndodhi në vitin 2023 në restorantin e viktimës në Shëngjin. Nikulaj u qëllua për vdekje nga afër brenda lokalit të tij, ndërsa Saraiva ishte veshur si një shpërndarës porosish dhe pasi kreu krimin u largua me motor nga vendngjarja.
Gjykata e Lezhës këtë të mërkurë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohej për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Sipas vendimit, Saraiva do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji shqiptar për rolin e tij si ekzekutor në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Vrasja ndodhi në vitin 2023 në restorantin e viktimës në Shëngjin. Nikulaj u qëllua për vdekje nga afër brenda lokalit të tij, ndërsa Saraiva ishte veshur si një shpërndarës porosish dhe pasi kreu krimin u largua me motor nga vendngjarja.
Hetimet zbuluan se atentati ishte i mirëorganizuar dhe i planifikuar në detaje, me lëvizje të koordinuara nga autorët, por i pandehuri ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krim.
Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra në një restorant në pronësi të tij, që ndodhet në shëtitoren e Shëngjinit.
Në seancën e mbajtur këtë të martë për Ruben Saraiva, të akuzuarin për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, pala mbrojtëse ka akuzuar drejtorinë e burgjeve për diskriminim.
Sipas hetimeve, vrasja dyshohet se është porositur nga Edmond Haxhia me banim në Britaninë e Madhe, për motive hakmarrje, ndërsa Saraiva ka pasur rolin kryesor në ekzekutim.
Në skemën e organizimit të atentatit kanë qenë të përfshirë edhe shtetasit britanikë Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simpson, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në mbikëqyrjen dhe organizimin e sulmit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)