Përplasje me armë në Memaliaj, një viktimë, i plagosur rëndë vëllai i autorit

Një sherr midis disa personave mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Memaliajt, agravoi në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vdekjen e 30-vjeçarit, Endri Goxhaj. Si autor të ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Donald Nela, ndërsa i plagosur rëndë është vëllai i tij, Dario Nela.

21.04.2026. 21:14

Përplasje me armë në Memaliaj, një viktimë, i plagosur rëndë vëllai i autorit

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, është bilanci i një përplasje me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Të shtënat nisën pas një sherri midis disa personave, pranë një lokali në qendër të qytetit dhe si pasojë ka ndërruar jetë 30-vjeçari Endri Goxhaj.

Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 20:50 dhe agravoi me përdorimin e armëve, pasi fillimisht protagonistët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Siç policia bën me dije, 29-vjeçari Donald Nela ka qëlluar me armë zjarri Goxhajn, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Dario Nela, në rrethana ende të paqarta.

"Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", informon policia.

Foto: Facebook

25-vjeçari i plagosur ka marrë 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia sakaq është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur. Deri më tani policia nuk ka reaguar ende përmes një njoftimi zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)