Dosja e AKSHI-t, SPAK sekuestron 40 mln euro pasuri, mes tyre jaht dhe vila

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 40 milionë euro pasuri në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Pasuritë e bllokuara përfshijnë apartamente, vila, toka, pyje, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në kompani të ndryshme.

21.04.2026. 21:30

Dosja e AKSHI-t, SPAK sekuestron 40 mln euro pasuri, mes tyre jaht dhe vila

SPAK ka intensifikuar hetimet për dosjen që lidhet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke çuar në sekuestrimin e pasurieve që kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove.

Vendimi për sekuestrimin e pasurive u mor nga Gjykata e Posaçme ditën e sotme. Pasuritë e bllokuara përfshijnë apartamente, vila, toka, pyje, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në kompani të ndryshme, të shpërndara në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera të vendit.

Mes personave nën hetim është edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, së bashku me disa biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë. Ata dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera publikë, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Karçanaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e caktuar më 5 shkurt, ndërsa kërkesa e saj për zbutje të masës është rrëzuar nga gjykata e apelit.

Hetimet për këtë çështje nisën më 16 dhjetor 2025, kur SPAK lëshoi tetë masa sigurie për dyshime mbi abuzime me tenderat e AKSHI-t. Përveç Karçanajt, në arrest shtëpie u vendos edhe ish-zëvendësdrejtori i agjencisë, ndërsa tre biznesmenë, mes të cilëve Ergys Agasi, u përballën me masa më të rënda sigurie. Në të njëjtën dosje, u pezullua nga detyra edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë manipuluar procedurat e tenderimit duke vendosur kritere të paligjshme për të favorizuar kompani të caktuara. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë përdorur fatura fiktive dhe kanë kryer transaksione të dyshimta financiare, si dhe kanë ushtruar presion ndaj operatorëve ekonomikë për të mos kundërshtuar rezultatet e tenderave.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjen, duke deklaruar se akuzat dhe debatet publike nuk zhbëjnë arritjet e rëndësishme në fushën digjitale të realizuara nga AKSHI.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim M. K:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim E.B:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)