Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan një sërë ndryshimesh në nivelin e zëvendësministrave në disa institucione të rëndësishme të vendit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Oltjon Muzaka u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Entela Ramosaçaj u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ina Majko u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Denada Seferi u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Enkelejd Musabelliu u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u emërua zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Olta Manjani u lirua nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u emërua zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Blerta Rama u lirua nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u emërua zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)