Ndalimi i Mogherinit “zbret” në Kuvend, Zhupa: Tani u kuptua standardi europian i mazhorancës

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja demokrate Ina Zhupa foli në lidhje me rastin ku ish-zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, u ndalua të martën me akuzat për mashtrim e korrupsion.

02.12.2025. 18:49

Ndalimi i Mogherinit “zbret” në Kuvend, Zhupa: Tani u kuptua standardi europian i mazhorancës

Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët po diskutojnë problematikat që prekin qytetarët. Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u ndal te çështja e ish-zv.presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila u ndalua të martën me akuzat për mashtrim dhe korrupsion.

Duke folur me ironi, Zhupa tha se arrestimi i Mogherinit tregoi “standardin europian” që, sipas saj, mazhoranca në Shqipëri pretendon të ndjekë.

“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar që zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar", deklaroi deputetja,.

Zhupa rikujtoi përplasjet e ditëve të fundit mes PD-së dhe eurokomisioneres së BE-së, Marta Kos, pas deklaratës së kësaj të fundit se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme.

Deputetja demokrate foli edhe për një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili sipas saj ka aprovuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që më pas iu dha Kolegjit të Evropës, së bashku me një financim të konsiderueshëm nga buxheti i shtetit.

“Bëhet fjalë për një vendim të KKT-së që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk dhe iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për t’u ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve”, u shpreh Zhupa.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)