Ilir Alimehmeti ishte një prej emrave të rinj të PD-së që u shfaq përkrah Ervin Salianjit në Durrës, aty ku duket se ka nisur turi i takimeve që ish-deputeti demokrat kishte paralajmëruar se do të zhvillojë me demokratët, pas kafes ku mblodhi krah vetes fituesit e Primareve dhe figurat më të votuara që mbetën jashtë listës për kandidat në zgjedhjet e 11 majit.
Alimehmeti iu drejtua të pranishmëve në takim me një fjalim, para se në skenë të ngjitej Salianji, duke paralajmëruar se kjo dyshe do të provojë të rikthejë frymën në PD, që duhet për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhje.
"Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant. Për të kuptuar si brenda strukturave duhet përmirësuar, duhet të flasim edhe me votuesit. E kam këtë vështirë dhe e njoh, ju e dini, jetoni me ta. Këtu ka edhe korrupsion moral. Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë", tha Alimehmeti në Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)