Bardhi i del krah Berishës pas takimit të Salianjit në Durrës: Mbledhjet jashtë partisë janë private

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në mbrojtje të qëndrimit zyrtar të partisë dhe të kryetarit Sali Berisha. Ai theksoi se nisma e Ervin Salianjit, që kulmoi me takimin e sotëm në Durrës konsiderohet private dhe nuk lidhet me institucionet zyrtare të PD-së.

03.12.2025. 22:43

Bardhi i del krah Berishës pas takimit të Salianjit në Durrës: Mbledhjet jashtë partisë janë private

Takimi i sotëm me demokratët në Durrës, në një sallë të mbushur plot nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, ku nuk mungonin as drejtuesit e PD-së lokale, nuk ka lënë përshtypje pozitive në selinë blu.

I pari që ka reaguar nga radhët e demokratëve është kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili i ka dalë në krah Sali Berishës, duke thënë se e mbështet qëndrimin e tij, në të cilin i konsideroi nisma private për interesin personal dhe jo të partisë, lëvizjen e Salianjit.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve”, është shprehur Bardhi.

Në vijim, kur u pyet nëse takimet e Salanjit mund të derivojnë në një lëvizje të pakënaqurish brend PD-së Bardhi ka kërkuar që fokusi të jetë te problemet e vërteta që ka Shqipëria, të cilat sipas tij janë shumë dhe theksoi se PD qëndrore nuk ka keqkuptime me bazën.

“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, deklaroi Bardhi.

Ndërkohë sot nga Durrësi Ervin Salianji bëri thirrje për hapjen e PD-së dhe premtoi që nisma e tij do t’i sjellë frymëmarrje partisë dhe do t’i rikthejë shpirtin e garës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)