Edhe Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po mbron një të pandehur si Belinda Balluku, pasi është i frikësuar për veten e tij. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike akuzoi për prishje të provave dhe se “një njeri ka marrë çdo pushtet në të cilin arrin të bllokojë vendimet e gjykatave”. Berisha gjithashtu foli për dëmet dhe korrupsionin që mazhoranca i ka shkaktuar vendit.
Fjala e plotë në Kuvend e kreut të PD-së, Sali Berisha:
“Ky parlament ngjet sot me parlamentin fals, me parlamentin kallp. Një njeri ka marrë çdo pushtet në të cilin një njeri arrin të bllokojë vendimet e gjykatave, prokurorisë për vjedhjet monstruoze ndaj qytetarëve. Në të cilin një njeri arrin të ushtrojë një presion të tmerrshëm të gjithanshëm, banditesk mbi Gjykatën Kushtetuese.
Ky është parlamenti që mblidhet në ditët e krizës më të thellë, e akteve më antidemokratike, në një kohë kur një ministre është zbërthyer me të gjithë qenien e saj nga mesazhet, fotot, dokumentet të gjetura në telefonat e Evis Berberit. Në një kohë që një kryeministër është i kapur në çark si miu në telefonat, me mesazhet në telefonat e Evis Berberit.
Në një kohë që vërtetohet se oferta 140 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u zëvendësua me ofertën 190 milionë euro të kompanisë turke pas udhëtimit në Ankara të Edi Ramës me atë që quhet Lubi Balluku. Në një kohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90 përqind e të gjitha fondeve të investimeve vidhen, vidhen, vidhen dhe nuk gjinden.
Përballë këtyre vjedhjeve, shkatërrimit të madh të materies kombëtare, rrënimit të ekonomisë. E morët vesh që u kthyem ku ishim për herë të parë në 32 vite, ekonomia mbahet nga kontributi i shtetit. Ekonomia kontribuon vetëm 49% të rritjes ekonomike se është në rënie të lirë se vjedhjet e droga po e shkatërrojnë. Tani forca e ekzekutivit kundër pezullimit kur ajo duhet të ishte prej kohësh e arrestuar se po prishin provat ditë e datë, po zhdukin dokumentet.
Edi Rama, unë kam thënë shumë gjëra për ju, por kurrë atë që ka thënë Rama, ai dhe jo unë ka thënë që PS është bordello. Unë s’e kam thënë kurrë këtë dhe se kam atë koncept. Por për të parë se kush është bordello e vërtetë shkoni të SKAP-i i partisë dhe shihni dokumentet. Duhet ti shihni dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë.
Ndiq LIVE zhvillimet në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)