Takimi i Salianjit vë në lëvizje PD, del udhëzimi për degët, nis analiza për humbjen e 11 Majit

Takimi i zhvilluar nga Ervin Salianji në Durrës, në prani të një salle të mbushur me demokratë, ka shkaktuar lëvizje brenda PD. Vetëm 24 orë pas thirrjes së tij për hapjen e partisë dhe ringritjen e frymës opozitare, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka një udhëzim zyrtar për të gjitha degët e PD.

04.12.2025. 18:23 >> 18:26

Takimi i Salianjit vë në lëvizje PD, del udhëzimi për degët, nis analiza për humbjen e 11 Majit

Takimi i Ervin Salianjit në Durrës, në një sallë të mbushur plot me demokratë dhe drejtues të strukturave lokale, duket se ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike, e cila ka shpërndarë një udhëzim për degët e saj, ku nënvizon se duhet të nisë analiza e brendshme për humbjen e 11 majit.

Edhe pse mban datën 2 dhjetor, udhëzimi i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve të PD në rrethe vetëm 24 orë pasi Salianji kërkoi hapjen e partisë dhe bëri thirrje për ringjalljen e frymës opozitare.

Udhëzimi urdhëron nisjen e një procesi të gjerë analize të brendshme në çdo degë të PD, bazuar në raporte të detajuara për çdo qendër votimi, rezultatet, organizimin dhe problemet e hasura. Çdo degë duhet të hartojë një përmbledhje të përgjithshme që vlerëson procesin zgjedhor, identifikon problemet kryesore dhe propozon masa për përmirësimin e performancës zgjedhore.

Procesi do të zhvillohet në nivel rajoni ose grupseksioni, ndërsa mbledhjet do të drejtohen nga Koordinatori i Pasqyrimit dhe në to do të marrin pjesë strukturat e degës, kandidatët për deputet dhe drejtuesit lokalë të PD. 

UDHËZIMI I PD:

“MBI PROCESIN E ANALIZËS SË BRENDSHME PAS ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT”

Në mbështetje të nenit 64 të Statutit të Partisë Demokratike, pas vendimit të Kryesisë së Partisë
Demokratike të datës 3 Nëntor 2023 për rifillimin e procesit të analizës së brendshme lidhur me
angazhimin e ngritjenhen e 11 Majit 2023, si dhe në vijim të vendimit të Kryesisë nr. 86, datë
18.11.2023 “Për hapjen e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të PDSH”,
UDHËZOJ:

Në të gjitha Degët e Partisë Demokratike të nisë procesi i analizës së brendshme lidhur me Zgjedhjet
e Përgjithshme të 11 Majit 2023, që do të zhvillohet mbi bazën e raporteve të përgatitura nga
komisionet e ngritura për këtë qëllim.
Për këtë proces çdo degë duhet të raportojë në Nivel Qarku analizën e zhvilluar duke i dorëzuar
përmasat e konkluzioneve për çdo qendër votimi si dhe për zgjedhjen e Kryetarit të degës.
Analizat e thelluara të çdo qendre votimi përfshijnë: një përshkrim të shkurtër të qendrës së votimit,
rezultatin zgjedhor për çdo subjekt dhe vlerësimin e rezultateve, organizimin, angazhimin,
problematikat e hasura dhe propozime për përmirësim.
Analiza për çdo degë do të përmbyllet me një përmbledhje të përgjithshme, e cila përfshin:
• Vlerësimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit në nivel dege;
• Identifikimin e problemeve madhore të hasura;
• Propozime për masa konkrete për rritjen e performancës elektorale.
Analizat vjetore të Degëve do të trajtohen në Kryesinë e Degës, nën përgjegjësinë e Koordinatorit organizativ
të Qarkut dhe të Sekretarit përkatës. Kryetarët e njësive zgjedhore janë përgjegjës për mbledhjen e
materialeve dhe dorëzimin e tyre në Kryesinë e Degës.
Koordinatori i Qarkut së bashku me një anëtar nga merr mbetet komiteti me Kryetarë të Sekretariatit e Degës, merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Degës, që merret me: rendin. Tirana: 2.11.2023 mbledhjeve për kryerjen e analizës”. Ai kujdeset që të gjithë anëtarët e Kryesisë të jenë njoftuar rregullisht.
 Mbledhjet për kryerjen e analizës do të realizohen në nivel Rajoni (një apo disa grupseksione bashkë) ose në nivel grupseksioni, sipas vlerësimit që bën secila Kryesi e Partisë në nivel lokal.
5. Kalendari i mbledhjeve i bëhet transparent çdo anëtari të Partisë Demokratike në rajonin apo grupseksionin përkatës. Në mbledhje ftohet të marrin pjesë strukturat e degës, kandidatët për deputet dhe çdo anëtar i Partisë Demokratike që aderon në atë grupseksion. Në çdo mbledhje merr pjesë detyrimisht Kryetari dhe sekretari i Degës, si dhe anëtarë të Kryesisë së Partisë që mbulojnë territorin përkatës.

Mbledhja e analizës drejtohet nga Koordinatori i Pasqyrim, i cili siguron që secili anëtar i partisë të ketë mundësinë që të shprehë lirisht mendimin e tij mbi tërë objektivat e analizës së përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi, dhe të respektohen parimet e funksionimit të partisë të sanksionuara në nenin 9 të Statutit të Partisë. Ai kujdeset që secili mendim i shprehur të regjistrohet dhe mbledhja të mbahen saktësisht siç është shprehur.

7.Koordinatori i Pasqyrim raporton në mënyrë të përgjegjshme mbi ecurinë e procesit të analizës tek Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij sipas këtij udhëzimi, Koordinatori i Pasqyrim mund të kërkojë që të mbështetet nga një grup pune për çështjen ngarkuar, që përbëhet nga anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, duke respektuar parimet e shmangies së konfliktit të interesit. Në rast se kërkohet, mund të përbëjë e çojë grupin për çështjen që caktohet nga Sekretari i Përgjithshëm, me pjesëmarrjen mbi tre Kryetarë të Këshillit të Degëve.

8.Në përfundim të të gjitha mbledhjeve sipas pikës 4 të këtij udhëzimi, parapërgatitet dhe dërgohet një Raport i të Analizës për secilën degë dhe në nivel qarku, Koordinatori i Pasqyrim përgatit një përmbledhje të të gjithë mbledhjeve të operuese të Kryesisë së Partisë në secilën Degë brenda qarkut të mbuluar. Pas diskutuar gjithçka me Kryesine e Partisë, përmbledhja i kalohet Degëve në formën e Raportit të Analizës, të cilin ja njëfton Kryetarin e Partisë dhe Kryesinë e PDSH, brenda datës 31.01.2024.

9.Kryesia e PDSh merr në shqyrtim dhe miraton së bashku Raportet e Analizës për secila qark, dhe analizën nevoye për përcaktimin të faktorëve të brendshëm organizativ — në nivel seksioni, grupseksioni dhe në nivel dege. Pas miratimit të Raporteve të Analizës, Kryesia e Partisë urdhëron strukturat përkatëse dhe drejtuesit e degëve për ndërmarrjen e masave që vijnë me e përmësimit të organizimit të brendshëm të strukturave të Partisë në secilën degë.

10.Degëve të Partisë u jepet një afat për përmbylljen e procesit sipas vendimit nr. 86, datë 18.11.2023, “Për hapjen e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të partive strukturave zgjedhore”. Për çdo kërkesë, sipas Statutit të Partisë, të paraqitur në këtë fazë nga anëtarë të Partisë, për zgjedhjen e organeve drejtuese në Nivel Seksoni dhe nivel grupseksion, duhet të ndjekur afatet në udhëzimin nr. 5, datë 25.11.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Degët e Partisë Demokratike me Drejtues të komanduar”.

11.Ngarkohen Sekretariati Organizativ, të gjitha Degët e Partisë Demokratike, si dhe Koordinatorët e Posaçëm, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.

Ngarkohen Sekretariati Organizativ i Partisë për njoftimin e këtij udhëzimi të gjitha Degëve të Partisë, si dhe Sekretariatet e Degëve për njoftimin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Degëve dhe Kryetarëve të Grupseksioneve.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Flamur Noka

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)