Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali iu ka dërguar një mesazh falënderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimit të këtyre dy vendeve për hapjen e ambasadave në Tiranës.
Spiropali shkruan në rrjetin social X se këto hapa vijnë në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.🇪🇺
E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, shkruan Spiropali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)