“S’ka betejë politike, as presion ndaj Kushtetueses”, Rama për rastin ‘Balluku’: Precedent kërcënues për demokracinë

Kërcënim për demokracinë e konsideron kryeministri Edi Rama vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK nën dyshimin për përfshirje në abuzim me tendera.

07.12.2025. 09:54 >> 09:58

“S’ka betejë politike, as presion ndaj Kushtetueses”, Rama për rastin ‘Balluku’: Precedent kërcënues për demokracinë

Në episodin e radhës të podcast-it të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa prekur edhe çështjen më të nxehtë të momentit në qeverinë e tij, atë “Balluku”.

Sa i përket ankimimit të vendimit për pezullim nga detyra të zv/kryeministres në Gjykatën Kushtetuese, Rama tha se ky veprim nuk është presion i qeverisë ndaj drejtësisë apo betejë politike, por betejë institucionale.

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë politike apo presion, por është një betejë institucionale, betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mosmarrjen e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror. Precedent kërcënues për demokracinë dhe krejt i panjohur në Europë dhe botën demokratike. Nuk është pezullim por nënshtrim i ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash”, tha kreu i qeverisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)