PD nderon Azem Hajdarin, Berisha: Studentët e Dhjetorit, heronjtë që sollën ndryshimin historik

Homazhet dhe aktivitetet përkujtimore në monumentin e vendsur në Qytetin Studenti. Të pranishëm, drejtues të opozitës, qytetarëve dhe ish-studentëve që morën pjesë në protestat e 8 dhjetorit 1990.

08.12.2025. 12:20

PD nderon Azem Hajdarin, Berisha: Studentët e Dhjetorit, heronjtë që sollën ndryshimin historik

Partia Demokratike përkujtoi sot 8 Dhjetorin, “Ditën Kombëtare të Rinisë”, përmes homazheve të zhvilluara pranë monumentit të Azem Hajdarit në Qytetin Studenti. Aktivitetet u organizuan në nderim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, që shënoi fillimin e rrëzimit të regjimit komunist dhe hapjen e rrugës drejt demokracisë në Shqipëri.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, të cilin e quajti “tribun të lirisë”, si dhe rolin vendimtar të studentëve në protestat e dhjetorit 1990. Ai theksoi se lëvizja studentore ishte forca që “ndau epokat” dhe solli transformimin demokratik të vendit.

“Studentët ishin heronjtë e vërtetë, pararendës të një ndryshimi epokal. Të udhëhequr nga Azem Hajdari, ata u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm për të përmbysur diktaturën komuniste,” tha Berisha, duke shtuar se kjo mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë moderne të Shqipërisë.

Partia Demokratike nënvizoi se mesazhi i studentëve të vitit 1990 – “Liri, demokraci, Shqipëria si Europa” – vazhdon të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen demokratike të vendit. Homazhet dhe aktivitetet përkujtimore u zhvilluan në praninë e drejtuesve të PD-së, qytetarëve dhe ish-studentëve që morën pjesë në protestat historike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)