Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 19 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Qëndrimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, do të paraqitet plan për ripopullimin e vendit. Paralajmërohen protestat më të fuqishme që janë parë.
Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi qëndrimet kryesore të opozitës lidhur me Buxhetin 2026 dhe çështje të tjera që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Në fjalën e tij, ai theksoi se PD do të riparaqesë në Kuvend amendamentin për minimumin jetik, që duhet të jetë mbi 200 euro. Berisha e cilësoi Buxhetin 2026 si “një piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje”, duke argumentuar se rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës po rëndon mbi familjet shqiptare dhe po shoqërohet me taksa më të larta.
“Sipas Eurostat, rritja e çmimeve krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%. Ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së. Do të paraqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik. Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro”, tha kreu i PD-së.
Në vijim, u ndal te çështja e emigracionit, duke deklaruar se për 28 qendrat e emigrantëve në vend nuk ka pasur asnjë transparencë ndaj qytetarëve shqiptarë. Sipas Berishës, mënyra se si po menaxhohen këto qendra krijon rrezikun që emigrantët të përfundojnë “në kthetrat e mafias”.
“Nëse nuk bëhen hapat e parë të mbështetur financiarisht popullsinë, po ecim drejt një humnere kombëtare. Edhe nëse fillohet këtë vit, do të duhen 30 deri në 50 vjet për të arritur atje ku ishim në vitin 2013. Po bëhet një projekt shfarosës, shpërbërës, që kërkon me çdo kusht që njerëzit të ikin nga Shqipëria. Flasin për hapjen e 28 qendrave të reja të pritjes së emigrantëve. Nuk është bërë asnjë transparencë për këto, por ajo që dua të them është se Shqipëria po shndërrohet në autostradë emigrantësh. Është një barbari mbi emigracionin në radhë të parë. Së dyti, me këtë Edi Rama synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin shqiptar në një mënyrë të paimagjinueshme. Ky është rrezik ekzistencial për Shqipërinë”, shtoi kreu i opozitës.
Berisha hodhi akuza të forta ndaj Belinda Balluku për aferat korruptive. Ai deklaroi se, si ministre, ajo ka administruar rreth 12 miliardë euro fonde publike në infrastrukturë, ku “përllogaritet se 90% e tyre janë zhdukur”. Sipas Berishës, Balluku dhe kryeministri Edi Rama janë të përfshirë në aferën e tunelit të Llogarasë, ndërsa mesazhet e shkëmbyera në këtë çështje, sipas tij, lidhen më shumë me kryeministrin. Kreu i opozitës njoftoi për dialog intensiv me shqiptarët dhe paralajmëroi protestat më të fuqishme që ka parë vendi.
Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
13:21 5 min më parë28.01.2026.
Autori
Mazhoranca socialiste kërkoi spostimin për një datë të pacaktuar, SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.
13:10 16 min më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 20 min më parë28.01.2026.
Autori
Sistemi gjyqësor po përballet me gjithnjë e më shumë çështje familjare, duke e kthyer krizën e martesës në një sfidë të rëndësishme sociale dhe institucionale.
12:17 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Dosja e trafikut ndërkombëtar të drogës, që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së drejtësisë shqiptare, ka marrë këtë javë një vendim përfundimtar.
11:11 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se këtë të mërkurë rikthehen reshjet, e në qarqet Vlorë, Shkodër e Gjirokatër për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.
07:35 5 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
07:02 6 h më parë28.01.2026.
Autori
BE ka ndarë 171 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, por Kosova përjashtohet për momentin për shkak të mungesës së ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
19:23 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga Struktura e Posaçme për abuzim me fondet e shqiptarëve.
19:07 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)