PD dhe Berisha nisin "Foltoren" poshtë zyrës së Ramës, ju bashkohen edhe Salianji e Alimehmeti
Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti pasi "tronditën" PD me takimin e tyre me demokratët e Durrësit, nga ku kërkuan zgjimin e partisë, kanë marrë sot pjesë në foltoren e Sali Berishës përballë Kryeministrisë.
Foltorja e katërt e Partisë Demokratike, që pas marrjes nën hetim nga SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, ka nisur përpara Kryeministrisë.
Ashtu si edhe në tre tubimet e mëparshme të të njëjtit format vetëm dhjetëra mbështetës i janë përgjigjur ftesës së PD dhe Sali Berishës për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë si “kokën” e aferave korruptive për të cilat SPAK po heton vartësit e tij.
Por ajo çka ra në sy në këtë tubim të radhës është prezenca e ish-deputetit Ervin Salianji dhe ish-kandidatit për deputet Ilir Alimehmeti, të cilët u etiketuan edhe si tradhtarë nga demokratët pas takimit që zhvilluan me qindra demokratë të Durrësit.
Foto: LSA
Dy anëtarët e Kryesisë së PD kërkuan nga Durrësi hapjen e partisë, pasurimin me figura të reja dhe ide për të përqafuar dëshirën e shqiptarëve për ndryshim dhe gjetjen e një formule efikase për të rrëzuar Edi Ramën, ku revolta ishte një nga propozimet e mbështetura.
Prezeca e kësaj dysheje, në një ditë të rëndësishme për opozitën, si 8 dhjetori që përkonë me nisjen e Lëvizjes Studentore të 1990, vjen dy ditë pasi krydemokrati Sali Berisha deklaroi se është takuar me Ilir Alimehmetin me kërkesë të këtij të fundit dhe la të hapur derën për takim edhe me Ervin Salianjin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)