Sali Berisha nga Foltorja e katërt e Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, paralajmëroi zhvillimin e protestës së parë kombëtare, për të finalizuar strategjinë e selisë blu për evidentimin e korrupsionit pas nisjes së hetime nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Por thirrjen e Berishës për protesta nuk e ka marrë edhe aq seriozisht mazhoranca, të paktën Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka ironizuar tubimin e kësaj të hëne.
Në rrjetet sociale, Balla shkruan se foltorja e kësaj jave ishte si të thuash një “dasmë si mos më keq”, pavarësisht se aktivitetet përkonin me 8 Dhjetorin, ditën simbol të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
Për Ballën, situate në të cilën ndodhet Partia Demokratike do të degradoj edhe më keq.
“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor. Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”, ironizon kreu i Grupit të PS.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)