Berisha kundër “Paqes Fiskale”: Amniston paratë e karteleve të kokainës

Sali Berisha shprehu edhe njëherë qëndrimin kundër të Partisë Demokratike, kundër ligjit për Paqen Fiskale. Sipas kreu të demokratëve, ky ligj ka një synim të vetëm që është pastrimi i parave të karteleve të drogës.

09.12.2025. 13:28

Berisha kundër “Paqes Fiskale”: Amniston paratë e karteleve të kokainës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu edhe njëherë kundërshtinë e tij kundër pr/ligjit për paqen fiskale, i cili tashmë ka marrë dhe votimin në parim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në daljen e tij të përditshme nga selia blu, Berisha u shpreh se ky ligj është kundërshtuar edhe dy vite më parë nga partnerët, por tashmë duket se Kryeministri Rama është i vendosur për ta miratuar sepse kërkon të pastrojë paratë e karteleve shqiptare të drogës.

“Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament.

Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine. PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje. Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca. Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit.
Për evazionin e mëtejshëm fiskal. Për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)