Partia e Lirisë propozon uljen e TVSH-së për produktet bazë, Blushi kritika qeverinë: Qytetarët nuk janë prioritet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, propozon uljen e TVSH-së për produktet bazë nga 20% në 5%, duke kritikuar qeverinë se prioritet i saj nuk janë qytetarët, por oligarkët.

09.12.2025. 19:08

Partia e Lirisë propozon uljen e TVSH-së për produktet bazë, Blushi kritika qeverinë: Qytetarët nuk janë prioritet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e çmimeve dhe situatën e vështirë ekonomike për familjet shqiptare. Në një postim në Facebook, Blushi thekson se ulja e TVSH-së për produktet bazë të shportës ushqimore, nga 20% në 5%, është një masë emergjente dhe jetike, veçanërisht për pensionistët dhe mijëra familje në nevojë. 

Sipas Blushit, projektligji i Partisë së Lirisë, i prezantuar së bashku me kolegen Erisa Xhixho në Komisionin e Ligjeve, synonte të ulte ndjeshëm çmimet e ushqimeve, të cilat pritet të rriten me rreth 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, propoizimi u rrëzua nga Partia Socialiste, çka sipas Blushit tregon se interesi i qytetarëve nuk është prioritet i kryeministrit Rama. 

Blushi akuzon qeverinë se ka trajtuar me favore oligarkët, duke ulur detyrimin tatimor për bizneset e mëdha dhe duke i hequr TVSH-në për luksin, ndërsa familjeve të thjeshta u lë 20% TVSH mbi ushqimet bazë. Ai premton se Partia e Lirisë do të vazhdojë të luftojë për interesat e qytetarëve dhe për lehtësimin e kostove të jetesës. 

Postimi i plotë 

Ulja e TVSH-së për produktet bazë të shportës ushqimore, nga 20% në 5%, është një masë emergjente dhe jetike për mijëra familje në nevojë. Ky është thelbi i projektligjit të Partisë së Lirisë, që prezantuam sot në Komisionin e Ligjeve, së bashku me kolegen Erisa Xhixho. 

Miratimi i këtij projektligji do të ulte ndjeshëm çmimet, të cilat parashikohen të rriten me rreth 3% vitin e ardhshëm, dhe do të lehtësonte kostot gjithnjë e më të papërballueshme të jetesës, veçanërisht për pensionistët. 

Megjithatë, PS e rrëzoi propozimin tonë, sepse prioriteti i tyre nuk është interesi publik. Por çfarë mund të jetë më jetike për një pensionist, për një familje në vështirësi ose për çdo qytetar që jeton ndershmërisht, sesa ulja e çmimeve për 23 produktet bazë të shportës? Nga mielli, makaronat dhe orizi, te buka, mishi, frutat e perimet, të cilat sot kushtojnë deri 50% më shtrenjtë se në vendet e BE-së, ku të ardhurat janë shumëfish më të larta. 

Qytetarët nuk janë prioritet i Edi Ramës. Nëse për oligarkët klientelistë detyrimin tatimor e uli në 6%, për ushqimet e shportës ai i detyron pensionistët të paguajnë TVSH 20%. Pa përmendur që pasanikëve që blejnë jahte ua hoqi krejtësisht TVSH-në. 

Ne kemi mbajtur fjalën dhe do të vazhdojmë të luftojmë çdo ditë për interesat e shqiptarëve. 

Kjo është fytyra e kësaj Qeverie, që i zhvat qytetarët që luftojnë për bukën e gojës dhe u hap rrugën investitorëve miliarderë, që ndërtojnë kulla, pallate e resorte, ndërsa tokat publike ua jep me 1 euro për metër katror. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)