“Rama i kërcënon gjyqtarët me rrogat”, Berisha: Dosja e radhës është për kryeministrin

Sali Berisha e cilësoi deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për rrogat e gjyqtarëve si kërcënimin e radhës ndaj tyre. Kreu i demokratëve mes të tjerave iu kërkoi mbështetësve që të përgatiten për protesta të mëdha.

10.12.2025. 13:20

“Rama i kërcënon gjyqtarët me rrogat”, Berisha: Dosja e radhës është për kryeministrin

Sali Berisha vijon të denoncojë atë që ai e quan sulm i paprecedentë të kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e pezullimit të zv.kryeministres Balluku.

Teksa insiston se masa ndaj Ballukut nuk ka asnjë shkelje, kreu i demokratëve akuzoi kreun e qeverisë, se edhe një ditë më parë i kërcënoi gjyqtarët, me rrogat e tyre.

Berisha, bëri deklaratën e fortë, daljen e tij të radhës nga Selia Blu ku tha se tashmë i akuzuar i radhës nga qeveria do të jetë vetë kryeministri Edi Rama.

“Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë…e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës.

Nuk do të jem indiferent. Por do të jenë ata që do të imponojnë nëse kërkon ky që t’i konfiskojë në këtë mënyrë. Dje për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit. Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë.

Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)