Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, mjet efikas për sigurinë

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali priti në një takim zv.kryeministren e Moldavisë, Gherasimov, me të cilën bisedoi mbi rëndësinë e zgjerimit të BE në funksion të sigurisë.

11.12.2025. 09:50

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, mjet efikas për sigurinë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti në një takim Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Spiropali theksoi gjatë takimit se Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë.

“Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë. Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesin anëtarësimim e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE. Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t'i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen europiane”, tha Spiropali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)