Avokati i Popullit, Tabaku: Po e pengon mazhoranca dhe jo opozita

Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën se me lojërat e saj po pengon procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sipas Tabakut, PS kërkon të vendosë në këtë pozicion një kandidat të pëlqyer prej saj.

11.12.2025. 13:26

Avokati i Popullit, Tabaku: Po e pengon mazhoranca dhe jo opozita

Jorida Tabaku, ashtu si kolegët e saj, akuzoi mazhorancën se po bllokon procesin e zgjedhjet së Avokatit të Popullit.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku përsëriti edhe njëherë qëndrimin se nuk mund të votohet një projekt vendim që nuk është i mbështetur në vullnetin e firmave të tyre.

“Bazuar edhe në procedurën kushtetuese për Avokatin e Popullit, ku grupi parlamentar e ka shprehur sipas frymës e gërmës, ndodhemi në kushtet kur kjo seancë nuk ka ca të votojë. Nuk ka asnjë propozim zyrtar nga opozita për kandidatura për avokatin e popullit pas shkresës zyrtare që kryetari i Komisionit të Ligjeve i ka dërguar grupeve parlamentare.

Projekt vendimi që kryetari i kuvendit i referohet nuk ekziston se nuk ka prodhuar asnjë projektvendim për firmat e PD që duhet të kishin sjellë në këtë seancë. Kjo do të thotë se ne nuk po e bllokojmë këtë proces, por duhet një proces interesant e të bazuar mbi kritere. Por që të përdorni edhe këtë proces për të zgjedhur një avokat nga maxhoranca, kjo vetëm konsensuale nuk është”, tha Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)