Është shtyrë sërish në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake në ngarkim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se Veliaj ka larguar avokatin e tij Artan Gjermeni, teksa gjykata i ka vendosur një tjetër kryesisht.
Kryebashkiaku gjithashtu ka akuzuar GJKKO për standarde të dyfishta pasi sipas tij ish-presidentit Ilir Meta ia ka vënë në dispozicion aktet ndërsa atij jo.
Veliaj kërkoi gjithashtu që të mos futet në kafazin e qelqtë, po kjo gjë iu rrëzua nga gjykata.
Veliaj akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Seanca e radhës ndaj Veliajt do të mbahet më 5 janar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)