Ndryshime në Qeveri: Largohet nga detyra zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj
Vendimi nga kryeministri Edi Rama. Përpara tij nga ky post ishte larguar edhe Andi Mahila, pas një incidenti në ambientet e mbyllura të punës, ku u kap duke pirë cigare.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar Julian Hodaj-n nga pozita e zv/ministrit të Brendshëm. Lëvizja vjen pas disa zhvillimeve të fundit në këtë ministri, ku ditë më parë ishte larguar edhe Andi Mahila, pas një incidenti në ambientet e mbyllura të punës, ku u kap duke pirë cigare.
Shkarkimi i Hodajt dhe më parë i Mahilës reflekton një proces të vazhdueshëm riorganizimi në institucionin e Ministrisë së Brendshme, nën drejtimin e ministrës Albana Koçiu, vetëm pak kohë pas emërimit në detyrë. Ndërhyrjet e kryeministrit synojnë të forcojnë funksionimin e ministrisë dhe të përcaktojnë qartë përgjegjësitë e çdo zyrtari në detyrë.
Foto: Newsmax Balkans
Vendimi është marrë bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe pikës 2 të nenit 6 të ligjit numër 9000 dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)