“Rama, pasardhës i xhelatit të intelektualëve”, Berisha: Opozita është nën sulm, por nuk dorëzohemi
Gjatë një takimi me qytetarë dhe deputetë në Elbasan, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe qarqe ndërkombëtare për një ofensivë të koordinuar ndaj opozitës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe deputetë në Elbasan. Ai deklaroi se vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për opozitën, e cila sipas tij është përballur me një ofensivë të koordinuar politike, mediatike dhe ndërkombëtare, me synimin final, eliminimin e saj nga skena politike.
Duke iu referuar revoltës së dhjetorit 1990 në Elbasan, ai e përshkroi atë si një pikë kthese historike për demokracinë dhe një simbol të kurajws qytetare që, edhe përballë tankeve, nuk u thye. Berisha theksoi se demokratët e sotëm mbeten pasardhës të atij ideali të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Për Sali Berishën zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK u realizua duke zbatuar dhe respektuar Kushtetutën. Sipas tij trupa diplomatike e ndoqi procesin në sallën e KLP-së, pasi ka pasur dyshime se edhe kreu i SPAK mund të zgjidhej një i besuar i kryeministrit Edi Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se do të nisin protestat kombëtare, duke thënë se “narkoshteti po shembet” dhe se demokratët do të japin goditjen përfundimtare.
Ish-kryeministri akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e përshkroi si “pasardhës të xhelatit të intelektualëve shqiptarë”, duke pretenduar se ai kërkon një Shqipëri pa opozitë ose me një opozitë të kontrolluar. Sipas tij, sulmet ndaj PD-së kanë qenë të orkestruara jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga influenca e George Soros dhe qarqe të caktuara ndërkombëtare.
Berisha rikujtoi edhe rastin e sanksioneve të vendosura ndaj tij, duke përmendur një diplomat që sipas tij ka refuzuar të mbështesë këtë vendim, pasi “nuk ka patur asnjë fakt” dhe është përdorur për të goditur opozitën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)