Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Edi Rama akuzoi disa përfaqësues të drejtësisë se për të dytë herë brenda pak kohësh kërkonin të merrnin kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit. Kreu i qeverisë solli në vëmendje kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve që kërkonin me ngulm rritjen e pagave.
Drejtësia e re ishte në fokus të podcastit të kryeministrit Edi Rama të kësaj të diele.
Pasi komentoi vendimin e GJKKO për zv/kryeministren Balluku, kreu i qeverisë reagoi edhe për kërkesën e gjykatësve për rritjen e pagave.
Sipas Ramës, disa protagonistëve të kësaj drejtësie të re iu duket vetja sikur janë ligji dhe shteti dhe me forcë duan të hapin arkat e shtetit.
Ai solli në vëmendje kur disa hetues të BKH kishin vizituar Kryeministrinë dhe refuzonin të dorëzonin pistoletën që iu është dhënë me leje te hyrja, sipas protokollit të Gardës.
“Dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.
Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrsesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
17:54 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 5 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 5 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 6 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)