“Endri Shabani u propozua nga opozita”, Balla i reagon Berishës: PS nuk shantazhohet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, vlerësoi zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit si “kandidaturën më të mirë ndonjëherë” dhe paralajmëroi se Partia Socialiste nuk do të lejojë shantazh ose bllokim nga opozita në punën e Komisioneve parlamentare.

15.12.2025. 12:20

“Endri Shabani u propozua nga opozita”, Balla i reagon Berishës: PS nuk shantazhohet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke e cilësuar si “kandidaturën më të mirë ndonjëherë” për këtë post. Balla theksoi se Shabani ishte propozuar nga opozita dhe gjeti konsensus edhe te mazhoranca, duke u votuar me shumicë votash. Ai shtoi se, sipas Kushtetutës, Shabani do të betohet në seancën e ditës së enjte dhe se roli i tij do të jetë pa ngjyrime politike.

“Ky është rasti më i mirë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Erdhën gjashtë kandidatura nga opozita, të gjitha morën pjesë në votim, dhe u zgjodh njëri prej tyre. Ne votuam kandidatin që solli opozita, dhe Avokati i Popullit nuk do të jetë politik,” deklaroi Balla.

Ai u ndal edhe te reagimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, që kërcënoi të mos bashkëpunonte më me PS pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Balla u shpreh qartë se Partia Socialiste nuk mund të shantazhohet dhe se emocionet e opozitës do të kalojnë “pas gjelit të detit dhe bakllavasë”.

Balla paralajmëroi gjithashtu se në rast se opozita nuk respekton punën e Komisioneve, mazhoranca do të ndërrojë numrat për të siguruar funksionimin e tyre dhe për të mbrojtur interesin e reformave. Ai theksoi se PS synon të respektojë vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të lejojë që pakica të bllokojë proceset, veçanërisht në momente vendimtare për integrimin europian dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)