“Do të qëndrojmë 3 javë”, Berisha nga Foltorja: Rama do ikë me autoblinda

Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fuqishme më 22 dhjetor, e cila është thirrur nga opozita. Ai deklaroi se PD do të përdorë të gjitha format e rezistencës, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

15.12.2025. 19:43

“Do të qëndrojmë 3 javë”, Berisha nga Foltorja: Rama do ikë me autoblinda

Nga sheshi përpara Kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëroi një përshkallëzim të protestës së opozitës deri në largimin e Edi Ramës.

Teksa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit, kreu i demokratëve deklaroi se opozita do të përdorë të gjitha format e rezistencës për të arritur synimin e saj.

Ai kërcënoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka parë asgjë akoma dhe se protesta e opozitës do të jetë aq e fuqishme sa do ta detyrojë të largohet me autoblindë.

“Pra data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare, data në të cilën rrugët e Tiranës do ushtojnë “Largohu hajdut se koha jote ka marrë fund!”. Ju garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantoj se PD do përdorë të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës deri në largimin e tij. Cila është më e mira për ne? Zënia për tre javë e këtij sheshi, kjo është, këtu duhet të betohemi ne, të vijnë këtu për të shpëtuar të ardhmen e tyre, familjen e tyre, vendin e tyre”, tha Berisha mes të tjerash para mbështetësve të tij.

Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ’91, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)