Foltorja paralele, Salianji takon të martën demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji vijon turin e tij të takimeve me demokratët në qytetin e Elbasanit. Takimi do të mbahet të martën në orën 18:00 te teatri ‘Skampa”.

15.12.2025. 22:31

Foltorja paralele, Salianji takon të martën demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji duket se nuk do ta ndalë turin e tij të takimeve me demokratët që ka nisur së fundmi, një lëvizje që është parë si një përçarje e re e Partisë Demokratike.

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka njoftuar në rrjetet sociale se ditën e martë do të mbajë një takim me simpatizantët dhe strukturat e Partisë në qytetin e Elbasanit.

Tubimi, mësohet se do të nisë në orën 18:00, në ambientet e teatrit “Skampa”.

Ervin Salianjin e ka nisur këtë tur nga Durrësit dhe pritet që ai të shpërndahet në të gjithë vendin. Ai është shprehur se kjo lëvizje nuk ka si qëllim përçarjen po riorganizmin dhe rienergjizimin e strukturave.

Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD, ku sekretari Flamur Noka akuzoi Ervin Salianjin se me elementë të krimit është përpjekur të pengojë takimin e Berishës në Elbasan. Ndërkohë që Salianji ka akuzuar Nokën për shkatërrim të partisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)