Spiropali pritet nga Presidenti i Greqisë në Athinë: Zgjerimi i BE, investim strategjik në stabilitet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit sot nga Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas, në nisje të vizitës zyrtare në Athinë, ku diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik.

16.12.2025. 12:53

Spiropali pritet nga Presidenti i Greqisë në Athinë: Zgjerimi i BE, investim strategjik në stabilitet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën e saj zyrtare në Athinë me një pritje nga Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas. Gjatë takimit, Spiropali theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e Greqisë në avancimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria beson fuqimisht se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane,” deklaroi Spiropali, duke e cilësuar zgjerimin e BE-së si një investim strategjik në stabilitet, mundësi dhe konsolidim demokratik. Ajo shtoi se marrëdhëniet dypalëshe duhet të zhvillohen mbi lidhje të forta njerëzore, interesat strategjike të përbashkëta, partneritetin e ngushtë në NATO dhe perspektivën evropiane të përbashkët.

Nga ana e tij, Presidenti Tassoulas përgëzoi Ministren për reformat dhe investimet që kanë kontribuar në progresin e Shqipërisë dhe e kanë afruar vendin më pranë objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, duke e konsideruar Greqinë partnerin kryesor ekonomik të Shqipërisë në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)