SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun
SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendin përmes së cilës kërkon heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
15:15 102 ditë më parë16.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se mazhoranca socialiste do të bëhet mburojë për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke mos votuar pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndalojë së bëri avokatin e vjedhjeve.
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku ka ndezur reagime në të dy kampet e politikës. Pasi kryeministri Edi Rama premtoi se mazhoranca do të mbajë një qëndrim të drejtë e të denjë duke nënvizuar se nuk do të heshtë, por do të flasë me gjuhën e 83 mandatve që i kanë dhënë shqiptarët, reagimet e para kanë ardhur edhe nga kampi opozitar.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka interpretuar gjuhën e Ramës si një mburojë që po përgatitet Belinda Ballukut, përballë drejtësisë. Sipas Tabakut 83 votat e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë do të shkojnë për të rrëzuar kërkesën e SPAK, e cila nëse aprovohet i hapë rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.
“Kryeministri po bëhet gati t’i ofrojë mburojë politike zëvendëses së tij të pandehur! Mbështetja ndaj drejtësisë shihet me vepra, jo me fjalë! Por sot, mazhoranca socialiste duket e vendosur të votojë kundër kërkesës së SPAK. Siç e kam paralajmëruar pak ditë më parë: Kjo nuk është më vetëm një çështje gjykate, kjo është një çështje e thellë morali. Vetëm një qeveri e të pandehurve mund të bëhet mburojë për korrupsionin e një qeverie të tërë. Në këto 12 vite, Shqipëria ka pasur vetëm një gjë në modë: korrupsionin galopant dhe vjedhjen pa pikë turpi të taksave dhe të ardhmes së shqiptarëve. Fatkeqësisht, sot kemi përballë një Kryeministër që nuk sillet si burrë shteti, por si një avokat publik, institucional dhe politik i të gjithë atyre që akuzohen për abuzim me detyrën”, shkruan Tabaku në një postim në Facebook.
Më tej ligjvënësja opozitare thekson se Kryeministri nuk duhet t’i bëhet avokat korrupsionit dhe vjedhjes së parasë publike, që në këtë rast sipas akuzave të Prokurorisë së Posaçme i mëshiron Belinda Balluku.
SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendin përmes së cilës kërkon heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
15:15 102 ditë më parë16.12.2025.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pak pasi SPAK kërkoi nga Kuvendi që zv/kryeministres Belinda Balluku t'i hiqet imunteti, duke i hapur rrugë rrjedhimisht arrestimit të saj.
15:27 102 ditë më parë16.12.2025.
Autori
Kreu i grupit të PL, Tedi Blushi ka kërkuar thirrjen sa më shpejt të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit për Belinda Ballukun.
16:08 102 ditë më parë16.12.2025.
Autori“Një vend me standarde demokratike respekton vendimet e institucioneve të pavarura, nuk u shpall luftë atyre që kanë për detyrë të hetojnë! Një vend demokratik nuk i bën presion drejtësisë duke paralajmëruar përdorimin e forcës së kartonave për të shkelur barazinë para ligjit. Kryeministri e ka shkelur premtimin e tij se “nuk do të përdorte imunitetin për të mbrojtur të korruptuarit”. Sot jemi në fazën ku ai i ka shpallur luftë të hapur SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi. Kjo është një luftë e vonuar e një njeriu që prej vitesh orvatet t’i bëjë gropën drejtësisë së re... një drejtësi që, koha e tregoi, ai e votoi me kokën poshtë dhe kartonin lart.
Shqipëria nuk ka problem me drejtësinë që vepron. Shqipëria ka problem me korrupsionin që sundon dhe me një pushtet që ka vendosur të mbrojë veten, jo qytetarët. Kuvendi nuk është zyrë avokatie e Kryeministrit! Deputetët nuk janë mburoja për ministrat dhe zëvendëskryeministrat. Ata janë aty për të mbrojtur interesin publik, jo interesin e pushtetit. Çdo votë kundër drejtësisë, është votë pro vjedhjes!”, shprehet më tej deputetja e PD.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)