“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë”, Berisha: Populli të thotë fjalën e tij

Sali Berisha shkruan se kryeministri Rama po tregon se do të vazhdojë mbrojtjen për Belinda Ballukun dhe pas kërkesës së SPAK. Kreu i PD ftoi qytetarët të ngrejnë zërin në protestën e thirrur më 22 dhjetor.

16.12.2025. 16:18

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë”, Berisha: Populli të thotë fjalën e tij

Sali Berisha ka reaguar menjëherë në lidhje mes situatën e krijuar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i demokratëve shkruan se kryeministri Rama ka vendosur që ta mbrojë me çmim Ballukun, dhe për këtë arsye iu kërkoi qytetarëve që të thonë fjalën e tyre në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 22 dhjetor.

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë. Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”

Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?

Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, shkruan Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)