Salianji mungon, Alimehmeti në rreshtin e fundit, PD mbledh Këshillin Kombëtar
Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ku që në nisje kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar zërat kritikë për vonesën e analizës së rezultatit që opozita mori në zgjedhjet e 11 majit. Në mbledhje mungon Ervin Salianji, ndërsa Ilir Alimehmeti është ulur në rreshtin e fundit të sallës.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fokus të mbledhjes janë diskutimet mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut për të cilën SPAK ka kërkuar heqje imuniteti si dhe protesta kombëtare e paralajmëruar për datën 22 dhjetor.
Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kryetari i PD-së, Sali Berisha, përsëriti qëndrimin se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje të votës me mbështetjen e bandave kriminale dhe përdorimin e shtetit në funksion të fushatës.
Berisha deklaroi se opozita nuk kishte mundësi të ndalonte veprimet e qeverisë gjatë fushatës, të cilat sipas tij përfshinin shpërndarje parash për pensionistët, legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ai theksoi se këto veprime e kanë deformuar rëndë procesin zgjedhor.
“Ne jemi opozitë dhe nuk mund ta ndalonim këtë farsë. Këto ishin përmasa të papara më parë. Kam deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje dhe ai e faktoi këtë edhe në vitin 2021, kur shpërndau 130 milionë euro, duke i kthyer zgjedhjet në farsë në një vend të varfër”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së nënvizoi se detyra e opozitës ishte dokumentimi i shkeljeve dhe denoncimi i tyre si brenda vendit ashtu edhe përballë ndërkombëtarëve. Sipas tij, raporti i OSBE/ODIHR ka konfirmuar një pjesë të konsiderueshme të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor dhe përdorim të paligjshëm të pushtetit.
Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji mungon në mbledhje, pasi po zhvillon takime me strukturat e PD-së në bazë. Paraditen e së mërkurës, Berisha paralajmëroi përjashtimin e tij, duke e akuzuar se është takuar me Suel Çelën dhe se ka ushtruar presion mbi demokratët e një dege për të marrë pjesë në një takim të tij në Teatrin “Skampa”.
Në mbledhje janë të pranishëm edhe zëra kritikë brenda Partisë Demokratike, përfshirë Ilir Alimehmetin dhe Mylsim Murrizin, të cilët janë ulur në rreshtat e fundit të sallës.
Në përfundim, Berisha deklaroi se, sipas tij, e vetmja rrugë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
17:59 - “Është ora jonë, të rrëzojmë kalbësirën”, Berisha: Rama duhet të japë llogari
Foto: LSA
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që pas zgjedhjeve të 11 majit, Sali Berisha tha se tashmë ka ardhur koha që opozita të rrëzojë këtë qeveri të përfshirë në skandale.
Në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Rama pas vendimit të SPAK për zv.kryeministren Balluku, Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos guxojë të ushtrojë presion dhe të përpiqet të kontrollojë drejtësinë.
“Kjo diktaturë përdor institucionet për të shtypur pluralizimin. Por ne qëndruam dhe qëndruam fuqishëm. Për shkak të situatës emergjente një axhendë e shtyjmë për një mbledhje të afërt. Të fokusohemi tek përgjigja që duhet ti japim kësaj kalbësire që kundërmon në të gjithë botën, kësaj organizate kriminale që nuk ka kushtetutë, ligj e moral. Rama është i aftë të bëjë gjithcka që të qëndrojë në pushtet.
Tani është ora jonë. Nuk ka alternativë tjetër. Rama i kapur në flagrancë, përdor pushtetin për t’u mbrojtur. Ai është i aftë për grusht shteti. Ai i ka të gjitha pushtetet. Edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësojë. Nuk do ta kalojmë si rastet e tjera këtë tha, do bëjmë një analizë të thelluar. Ne do i themi “guxo” dhe do të japim përgjigjen e merituar, nëse përpiqesh të marrë pushtetin minimal të drejtësisë.
Nuk mundet të pranojmë një njeri i cili i ka bërë shqiptarëve vetëm të zeza. Tani kur kërkohet të japë hesape... Në rastin e Tunelit, Lubia është një shërbëtore, ka firmosur ato që i ka dhënë ai. Balluku duhej arrestuar, jo pezulluar”, tha Berisha.
18:15 - “Peleshi fsheh dokumentet e SPAK për Ballukun”, Berisha: Axhenda jonë është vetëm protesta
Foto: LSA
Sali Berisha deklaroi në Këshillin Kombëtar të PD, se kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhër të Edi Ramës, po mban të mbyllura në sirtar dokumentet që SPAK ka dërguar për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Balluku.
Kreu i PD shprehet se me këto dokumente duhet të njihen të gjithë deputetët e Kuvendit, por Rama i frikësohet kësaj gjëje pasi del emri i tij.
“Prokuroria dërgoi kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë. Prokuroria ka dërguar qindra dokumente, ligji dhe prokurori ua adreson kryetarit dhe cdo deputeti. Rama urdhëron Peleshin dhe ai mbyll në kasafortë dokumentet sekrete. Ato nuk mund të jenë sekrete për deputetët. Janë sekret se del Rama dhe porositë e tij. Janë filmime të tjera, fjalë të tjera. Tani kërkojnë t’i fshehin”, tha Berisha.
Lideri demokrat gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës, të parashikuar më 22 dhjetor.
“Situata është e rrëzikshme, por për të gjithë guximtarët që duan të kontribuojnë për veten dhe fëmijët e tyre, është përballja me këtë kalbësirë, të aftë të kryjë cdo krim për të mbijetuar. Të nderuar anëtarë të Këshillit, kjo është ora e thirrje për ne, për cdo atdhetar e shqiptar. Është tejkaluar cdolloj standardi. Ish-kordinatori për bandat, merr peng për t’i hapur rrugën kunatit të familjes. Këta ndaj pasuritë e njerëzve. Thirrja ime është të spostohemi në një orbitë të re. Kërkohet të operohet në një orbitë të re që është ajo e përballjes me këtë regjim. Është thirrje për guxim, kreativitet për të gjitha format e rezistencës dhe ju garantoj që fitorja është e jona, e opozitës, e shqiptarëve. Asgjë nuk do të na ndalë pa rikthyer kushtetutën, ligjin, të drejtat e shqiptarëve për votën e lirë dhe ndërshkuar këtë organizatë. Autokratët rrëzohen me protesta. Ne kemi bërë çdo gjë. Agjenda jonë është vetëm protestë, protestë, protestë”, deklaroi Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët rajonalë dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian diskutojnë integrimin gradual, bashkëpunimin ekonomik dhe iniciativat strategjike për rajonin.
Koleksionistët amerikanë hodhën miliona dollarë për monedhën e fundit cent të qarkullimit në SHBA, duke e kthyer atë në një relike historike. Një set i veçantë me tre centët e fundit të prodhuar u shit për 800,000 dollarë.
Një ditëlindje e pazakontë kjo për Eion Veliajn, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ai ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku falënderon ata që janë kujdesur gjatë këtyre muajve të vështirë për të.
Një konflikt mes adoleshentëve në një shkollë në Sarandë përfundoi me një të plagosur, pasi një 13-vjeçar goditi me thikë një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar drejtësinë dhe për të ushtruar kontroll politik mbi institucionet, pas reagimit të qeverisë ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e Gardës së Republikës dhe shërbimeve të Kuvendit për korrektesën dhe përgjegjësinë e treguar gjatë situatës së tensionuar.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e gjetur “të qetë dhe të buzëqeshur”. Rama e cilësoi arrestimin dhe procesin ndaj Thaçit si një farsë ndërkombëtare.
Gjithashtu në pranga përfunduan edhe dy përkrahës të tij. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa personi i dytë u arrestua teksa shoqërohej me të.
Kreu i PD-së tha se zv.kryeministrja duhet të dalë në Parlament për të informuar shqiptarët lidhur me pazaret e dyshimta dhe dëmet e mëdha ekonomike që janë shkaktuar.
Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi nga salla duke deklaruar: “Ju ka marrë flakë godina”. Nuk raportohet për të lënduar.
Përshkallëzimi i tensioneve, salla e parlamentit kthehet në arenë kaosi. Deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe penguan zhvillimin normal të punimeve.
Kryeministri Edi Rama thekson se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj në rrugën drejt BE-së dhe kërkon që Bashkimi Europian të respektojë marrëveshjet, duke vlerësuar samitin e fundit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor si një hap inkurajues.
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione. Deputetet e Partisë Demokratike, të cilët kanë shkuar me herët në Kuvend, janë ulur në karriget e ministrave.
Komente (0)