Seanca në Kuvend mbyllet mes kaosit, flakadanë brenda, zjarr jashtë godinës
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione. Deputetet e Partisë Demokratike, të cilët kanë shkuar me herët në Kuvend, janë ulur në karriget e ministrave.
Mes kaosit total është mbyllur seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Ende pa shkuar ora 10:00, orari zyrtar i nisjes së seancës, deputetët e Partisë Demokratike ishin futur në godinë dhe menjëherë zunë vendet e ministrave. Garda i kërkoi të largohen e të ulen në vendet e tyre, por u përballën me refuzim e më pas nisi edhe përplasja.
Niko Peleshi nisi zyrtarisht seancën, ndërsa deputetët dhe kreu demokrat kërkonin që të vinte në sallë Belinda Balluku e Ergys Agasi, të akuzuar gjatë kohëve të fundit nga SPAK.
Tensionet u rritën edhe më shumë kur në sallë u fut Avokati i Popullit, Endri Shabani, i cili u vërshëllye nga opozita, ndërsa u betua para parlamentit. Ai e realizoi procedurën mes zhurmës dhe kundërshtimeve nga opozita. Si për të reaguar ndaj kontestimeve të deputetëve demokratë, Avokati i Popullit i “dërgoi” një puthje opozitës. Një reagim ironik, i cili e tensionoi edhe më tepër situatën.
Përshkallëzimi i tensioneve, salla e parlamentit kthehet në arenë kaosi. Deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe penguan zhvillimin normal të punimeve.
Edhe pas këtij momenti, tensionet vijuan, ndërsa Peleshi nxitoi për të miratuar rendin e ditës.
Belind Këlliçi ndezi edhe flakadanë, ndërsa nuk mungoi edhe një zjarr I vogël jashtë godinës, i cili u shua shpejt.
***
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione. Deputetet e Partisë Demokratike, të cilët kanë shkuar me herët në Kuvend, janë ulur në karriget e ministrave.
Garda ka reaguar dhe po tenton t’i largojë nga zona ku qendrojnë ministrat, të cilët po presin të ulen në vendet e tyre, ndërsa situata është e tensionuar.
Më tej, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ndezi flakadanë, ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi kërkoi ulje të tensioneve.
“Sillni Agasin këtu. Këtu po zhvillohet një betejë për ligjin. Të dashur qytetarë, ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja”, tha Sali Berisha live në Facebook-un e tij.
Ndërsa brenda seancës vijonin tensionet jashtë saj nisi një zjarr nënë fibrat ku televizionet marrin sinjalin.
Ora: 10:30 - Avokati i Popullit betohet mes tensionit, Shabani i dërgon puthje opozitës
Mes tensionit, shtyrjeve dhe tymueseve, në Kuvend u paraqit edhe Avokati i Popullit i zgjedhur, Endrit Shabani. Ai u prit me vërshëllima nga deputetet e opozitës.
Mes tensioneve të forta që shoqëruan seancën plenare të Kuvendit, e cila pësoi ndërprerje të njëpasnjëshme, Shabani u betua në detyrën e Avokatit të Popullit. Ai e realizoi procedurën mes zhurmës dhe kundërshtimeve nga opozita.
Si për të reaguar ndaj kontestimeve të deputetëve demokratë, Avokati i Popullit i “dërgoi” një puthje opizitës. Një reagim ironik, i cili e tensionoi edhe më tepër situatën.
Seanca në Kuvend u shoqërua me ndërhyrje të shumta për rivendosjen e rendit, ndërsa tensionet vijuan edhe pas betimit të Endrit Shabanit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)