Zjarr jashtë godinës së Kuvendit, dëmtohet fibra e transmetimit

Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi nga salla duke deklaruar: “Ju ka marrë flakë godina”. Nuk raportohet për të lënduar.

18.12.2025. 11:31

Zjarr jashtë godinës së Kuvendit, dëmtohet fibra e transmetimit

Ndërsa seanca plenare në Kuvend po zhvillohej mes tensioneve të forta, një zjarr ka rënë jashtë godinës së Parlamentit, duke përfshirë fibrat e transmetimit. Flakët kanë përfshirë pajisjet e transmetimit, ndërkohë që punonjësit e Kuvendit ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Gjatë seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi nga salla duke deklaruar: “Ju ka marrë zjarr godina jashtë”. Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar, paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga mbetjet e flakadanëve të ndezur nga opozita, të cilat kanë rënë nga dritaret gjatë përplasjeve brenda Kuvendit.

Autoritetet po verifikojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)